Lajme

Bie sërish vlera e Bitcoin-it

Të hënë Bitcoin ra me 1.4%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga janari.

Bitcoin ra në 33,266 dollarë (31,661,58 €) në tregtinë e mëngjesit, duke testuar nivelin më të ulët që nga janari.

Një rënie nën këtë nivel do të ishte më e ulëta që nga korriku i vitit të kaluar, shkruan Euronews.

Finlanda do të shesë Bitcoin të konfiskuar me vlerë 75 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për luftë.

Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.

Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 10% në javën e fundit.