Shqipëria
Shqipëri: Një i vdekur nga COVID-19
Ndërkohë që numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të shënojë rënie, një tjerë rast me fatalitet është raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 një qytetar nga Përmeti 75-vjeç.
Po sipas ministrisë, janë kryer 735 testime, nga të cilat 25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, prej tyre më së shumti në Tiranë- 13.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë 286 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin dhe 22 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 275.366 raste, prej tyre 271.583 janë shëruar, 286 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha