Kriza në Ukrainë
OBSH nis mbledhjen e provave për krimet ruse në Ukrainë
Drejtori i OBSH-së i emergjencave Mike Ryan, tha se agjencia ka dokumentuar tashmë 200 sulme në spitale dhe klinika në Ukrainë , të cilat mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kiev tha sot se po punon për mbledhjen e provave për krimet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.
“Sulmet e qëllimshme në objektet e kujdesit shëndetësor janë një shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe si të tilla përfaqësojnë krime lufte në çdo situatë.
Ne vazhdojmë të dokumentojmë dhe të dëshmojmë për këto sulme dhe kemi besim se sistemi i OKB-së dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale do të ndërmarrin hetimet e nevojshme për të vlerësuar qëllimin kriminal që qëndron pas këtyre sulmeve”, thanë zyrtarët e OBSH-së në Kiev.
Rusia ka mohuar akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, por këto mohime janë pritur me skepticizëm në rritje nga zyrtarët perëndimorë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se trupat ruse tashmë kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 400 institucione të kujdesit shëndetësor në vend./abcnews.al/
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit