Lajme
Rritet përsëri çmimi i naftës në Kosovë, një litër shkon deri në 1.73 centë
Aktualisht një litër naftë është duke u shitur për 1. 73 centë.
Çmimi i naftës në disa pika të karburanteve ka kapur çmimin deri në 1 euro e 73 centë për litër.
Disa nga pompat e derivateve kanë konfirmuar se çmimi për një litër naftë lëviz deri në 1 euro e 73 centë.
Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kanë thënë se janë vetë kompanitë ato që vendosin për çmimin e naftës.
Kryetari i Shoqatë, Fadil Berjani, ka thënë se kjo është rritje e lehtë dhe se janë kompanitë që vendosin për çmimet dhe qytetarët vendosin se ku shërbehen.
“Çmimin e përcakton çdo kompani siç dëshiron, qytetari ka mundësi të furnizohet me çmimin më të lirë që është në treg se ka pika të cilat i kanë më të lira e disa më shtrenjtë. Jemi shteti më i vogël në botë më së shumti pika të karburanteve”.
Ai ka komentuar edhe pakon e re të sanksioneve nga Bashkimi Evropian për Rusinë që përfshin një ndalim të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.
Berjani ka thënë se kjo nuk paraqet ndonjë problem, pasi Kosova nuk furnizohet me naftë nga Rusia.
“Problem Kosova nuk mund të ketë aspak sa i parket embargos nga Rusia, sepse Rusisë Kosova i ka bërë embargo kaherë. Kosova nuk furnizohet nga Rusia, pra nuk ndikon kjo në çmimet në tregun e Kosovës. Ne e përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje Berjani.
Ndryshe, në Kosovë përveç çmimit të naftës, janë rritur edhe ai i produkteve esenciale, vajit, pemëve, perimeve dhe shume produkteve tjera
Në anën tjetër, sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), një ton naftë dje është eksportuar për 113 dollarë, ndërsa vetëm 10 ditë më herët, më 25 prill 2022 një tonë naftë është eksportuar për 102 dollarë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës