Shqipëria
Shqipëri, 20 të infektuar me Covid-19
20 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 291 numrin e rasteve aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 15 qytetarë në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier e Divjakë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës antiCovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha