Lajme
Raporti i fundit: 193 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria
Rreth 193 milionë njerëz në 53 vende ose territore përjetuan vitin e kaluar një pasiguri akute ushqimore.
Kështu thotë raporti i organizatës për ushqimin dhe agrikulturën, FAO, sipas të cilit bëhet fjalë për një rritje me rreth 40 milionë njerëz krahasuar me vitin paraardhës.
“Ky është një numër rekord, 40 milionë njerëz më shumë se një vit më parë. Nëse e shohim këtë trend në një plan afatgjatë, është dy herë më shumë se numri që kishim 6 vjet më parë. Ndaj, shqetësues është fakti se po përballemi me një pasiguri ushqimore”, tha Luca Russo, analist i krizave ushqimore, FAO.
Vendet më të prekura nga kriza mbeten ato që vuajnë nga konfliktet si Afganistani, Kongo, Etiopia, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni.
“Nuk ka ushqim për shkak të thatësirës që ka shkatërruar edhe gjënë e gjallë, si dhitë, gamilet dhe lopët. Njerëzit po përballen me krizën më të rëndë. Lumenjtë janë tharë dhe njerëzit kanë mungesë rezervash ujore”, u shpreh Abdi Weyrah Muhumad, fermer nga Somalia.
Sipas raportit, vendet e përfshira nga pasiguria ushqimore pritet të preken gjithashtu nga tronditjet ekonomike dhe ndryshimet e klimës.
Lufta në Ukrainë pritet të ketë pasoja të rënda për sigurinë ushqimore globale, pas zhvendosjes së miliona ukrainasve dhe shkatërrimit të infrastrukturës dhe mjeteve të jetesës. Kjo, pasi bota varet nga Ukraina dhe Rusia për furnizimin me drithëra dhe fertilizues.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës