Lajme

Firmat kosovare janë gati për të pritur mysafirët në panairin më të madh të ndërtimit në Zvicër

Platforma albinfo.ch është partner medial në panairin më të madh të ndërtimit në Zvicër

Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë nga industria e përpunimit të drurit në panairin SWISS BAU që fillon nesër më 3 Maj dhe zgjat deri më 6 Maj është bërë tashmë traditë. Për herë të katërt, Kosova prezanton arritjet më të fundit në këtë industri në panairin Swissbau në Bazel (Zvicër).

Panairi Swissbau që organizohet çdo dy vjet në Bazel këtë vit mbahet në datat 03-06 Maj 2022. Kompanitë kosovare që do të ekspozojnë produktet e tyre të ndryshme nga druri dhe zgjidhjet për ndërtim dhe enterier në këtë panair janë: ELNOR; SHEHU; MERCOM Company; VATER 1954; MOBILE DEKOR; GREEN-HOUSE; DARDANIA MODEL dhe BEHRI DYER.  Ky është panairi kryesor për industrinë e drurit dhe të ndërtimtarisë në Zvicër, ku çdo vit prezantohet inovacioni botëror në industrinë e ndërtimit dhe produkteve nga druri.

Në Swissbau, kompanitë kosovare do të ekspozojnë një gamë të gjerë të produkteve, si: dyer, dritare, kuzhina, karrika dhe tavolina, shkallë prej druri, shtëpia nga druri, elemente të drurit për enterierë dhe produkte të tjera.

“Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në këtë panair rezulton e suksesshme çdo herë, ndaj është e rëndësishme të jemi të pranishëm. Pas ekspozimit, prodhuesit tanë nënshkruajnë kontrata, nisin eksportin e produkteve made in Kosova dhe tashmë kanë krijuar pikat e tyre në shtete të ndryshme evropiane,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës. Viti 2020 kishte rezultuar me kontrata dhe marrëveshje eksporti në vlerë 5 milionë euro, vetëm gjate ditëve sa ekspozuesit ishin prezent, pa përmendur më pas kërkesat e shtuara nga blerësit prej Zvicrës, Gjermanisë dhe vendeve tjera.

“Përveç krijimit të lidhjeve të biznesit, pjesëmarrja në këto panaire është shumë e rëndësishme, pasi prodhuesit tanë përfitojnë direkt nga inovacioni që prezantohet në këto ngjarje. Për shembull këtë vit, fokusi i panairit Swissbau do të jetë tek automatizimi i ndërtesave, digjitalizimi i sistemeve ne ndërmarrje, energjia,  teknologjia dhe tjera”.

Ngjarja e takimeve B2B biznes me biznes do të jetë data 5 Maj 2022 ku rreth 100 kompani të fuqishme zvicerane do të takohen me firmat nga Kosova për lidhje bashkëpunimi, eksport, furnizim, investime dhe të arritura të tjera.

Pjesëmarrja e kompanive në këtë panair u mundësuar nga SHPDK me përkrahjen dhe mbështetjen nga: MINT Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë/KIESA dhe USAID Kosovo Compete Activity.

Platforma albinfo.ch është partner medial në panairin më të madh të ndërtimit në Zvicër.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch