Lajme
Singapori konfirmon rastin e parë me hepatit akut
Singapori ka konfirmuar një rast me hepatit akut tek një foshnjë 10-muajshe dhe po heton për rastet e tjera të sëmundjes së inflamacionit të mëlçisë.
Ministria e Shëndetësisë të Singaporit tha se testimi laboratorik ka përcaktuar se rasti është negativ për viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin.
Foshnja ka qenë e infektuar me COVID-19 në dhjetor, edhe pse nuk ka asnjë provë aktuale që hepatiti akut është i lidhur me koronavirus.
Ende nuk dihet shkaku i sëmundjes, ndërsa shumë studiues po studiojnë një familje patogjenësh, të quajtur adenoviruse, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh duke përfshirë ftohjën e zakonshme.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë hedhur dyshime për COVID-19 si një shkaktar të mundshëm të rasteve të rënda të hepatitit, ndërsa i shtojnë peshë mundësinë që ato të shkaktohen nga virusi më i zakonshëm i lidhur me sëmundjet e stomakut./Euronews
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët BE-ja kërkon që studentët nga BE-ja të mos paguajnë tarifa më të larta se studentët zviceranë....
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata