Sporte Luftarake
Xhudistja Laura Fazliu siguron medalje evropiane
Xhudistët nga Kosova vazhdojnë me suksese kulmore. Një të tillë këtë të shtunë e arriti Laura Fazliu, njofton albinfo.ch.
Ajo është në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Pra, e ka të sigurt të paktën medaljen e argjendtë, por synim natyrisht është medalja e artë. Laura ka pasur një ditë të shkëlqyeshme në kategorinë deri 63 kilogramë.
Në luftën e parë e kaloi izraeliten Kerem Primo. Më pas e mposhti bartësen e parë, britaniken Lucy Renshall. Dominimin e vazhdoi edhe në çerekfinale ndaj çekes Renata Zachova. Dhe në gjysmëfinale ishte më e mirë se spanjollja Cristina Cabana Perez.
Ndaj Perezit fitoi me Ippon imresiv. Laura nuk ishte në mesin e bartësve, por dëshmoi që tashmë ka nivel superior. Puna që e bën me trajnerin Driton Kuka po i sjell frytet. Ajo u bashkohet xhudisteve si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka me medalje në garat e mëdha te të rriturat.
Laura është vetëm 21-vjeçare dhe para saj është një karrierë e gjatë dhe e suksesshme.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën