Lajme

Ekonomia e Francës pëson ngecje

Ekonomia e Francës ngeci në tremujorin e parë të vitit (T1 2022) duke sfiduar pritshmëritë për një rritje modeste.

Rënia e mprehtë e konsumit dhe rritja e ngadaltë e investimeve për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së presioneve inflacioniste kanë kufizuar aktivitetin ekonomik në vend.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) mbeti i pandryshuar nga tremujori i katërt, kur ekonomia u zgjerua me 0,8%, sipas të dhënave paraprake të zyrës statistikore INSEE.
Ekonomistët prisnin një rritje prej 0,3%.

“Ekonomia ngeci për shkak të uljes së kërkesës së brendshme”, sipas INSEE.

Konsumi i familjeve shënoi një rënie prej 1,3% pas një rritjeje prej 0,6% tre muaj më parë, i udhëhequr nga një rënie e madhe e shpenzimeve të hoteleve dhe shërbimeve të restoranteve si dhe veshjeve dhe tekstileve.
Rritja e formimit bruto të kapitalit fiks u ul në 0,2% nga 0,3%.

Investimet në pajisjet e transportit ranë sërish ndjeshëm./Dpa