Lajme
Deri në 80% e popullsisë në vendet e BE-së u infektua me COVID
Komisioni Europian deklaroi se 60-80% e popullsisë në vendet e BE-së u infektua me Covid-19, teksa unoni ndodhet në një fazë ku situata epidemiologjike paraqitet më e qetë.
“Vlerësohet se midis 60% dhe 80% e popullsisë së BE-së ka pasur deri tani COVID,” tha komisionerja e shëndetësisë e BE Stella Kyriakides në një konferencë për shtyp.
Sipas organit ekzekutiv të Bashkimit Europian, qeveritë e vendeve anëtare duhet të rrisin imunizimin e fëmijëve kundër COVID-19, teksa po shqyrtohen planet për të zhvilluar antiviralë.
Agjencia e shëndetit publik të BE-së tha se rastet e raportuara kishin mbuluar rreth 30% të popullsisë evropiane deri më tani, por nëse shtohen rastet e paraportuara, mund të arrijnë deri në 350 milionë, që përbën rreth 77% të popullsisë evropiane.
Kyriakides tha se BE-ja nuk do të kryeje testime dhe raportime masive të rasteve, për shkak të uljes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve si pasojë e Covid-19./Reuters
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha