Lajme

Johnson: “Zvicra dhe Britania e Madhe mund të bashkoheshin në një vend”

Kjo u bisedua mes kryeministrin britanik Boris Johnson dhe presidentit zviceran Ignazio Cassis.

Ndërsa presidenti zviceran, Ignazio Cassis, po viziton këtë javë kryeministrin britanik, Boris Johnson, ky i fundit theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve “kanë një rëndësi të madhe. Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa tregti bëjmë së bashku, e lëre më marrëdhëniet e tjera që kemi”, njofton albinfo.ch.

Johnson madje shkoi aq larg sa sugjeroi (vetëm gjysmë seriozisht, ne supozojmë) që të dy kombet – asnjëri prej të cilëve nuk është pjesë e Bashkimit Evropian – duhet të bashkohen dhe të krijojnë një vend të quajtur Britani.

Cassis nuk i është përgjigjur idesë, por pranoi se të dy kombet “kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe ne duam t’i thellojmë më tej këto lidhje dhe të zhvillojmë marrëveshje të reja”.