Storje Suksesi
Roli i gazetarëve në ngritjen e moralit apo pesimizmit të të rinjve në Kosovë
Biseda me gazetarët kosovarë dhe zviceranë u projektua për të nxjerrë në pah rekomandimet e para që synojnë informimin e të rinjve kosovarë në mënyrë që të mos demoralizohen për të ardhmen e tyre, por përkundrazi, të guxojnë të ëndërrojnë në Kosovë dhe të besojnë në dinamizmin e tyre.
Gazetarët pjesëmarrës u inkurajuan t’i ndajnë reflektimet e tyre me të tjerët përmes projektit TAKIMI. Në këtë debat, shoqata albinfo.ch ka ftuar gazetarët të vënë në pah shkallën e ndjenjës së tyre të përgjegjësisë. Ishte pra një rast i mirë për të menduar se si gazetarët hartojnë narrativën e tyre dhe sa janë ata të vetëdijshëm për ndikimin që kanë lajmet e tyre në perspektivën pesimiste të të rinjve.
Për shumë vite, shoqata albinfo.ch ka synuar të nxjerrë në pah profilet dhe rrugëtimet e atyre për të cilët dëgjojmë dhe lexojmë ende shumë pak. Gjatë këtij debati u pohua se përtej rolit informues të gazetarëve, këta të fundit duhet të kenë parasysh se edhe mënyra e trajtimit të informatave ka rëndësi. De fakto, të gjitha lajmet përmbajnë një pjesë subjektive dhe përçojnë një vizion optimist apo pesimist pranë lexuesve të tyre duke ndikuar drejtpërdrejt në kahjen e pikëpamjeve e të rinjve.
Për ta diskutuar këtë çështje, shoqata albinfo.ch organizoi një punëtori në agorën e Muzeut Kombëtar në Prishtinë, një vend emblematik në Kosovë. Gazetarët kosovarë dhe zviceranë ndanë realitetet e tyre përkatëse dhe reflektuan për përgjegjësitë e tyre në transmetimin e informacionit, si dhe propozuan mënyra të reja për të zbutur manipulimet e mundshme të informacionit.
Në dritën e studimeve të vërtetuara mbi ndikimin psikologjik negativ dhe potencialisht pozitiv të përpunimit të informacionit, u përmend se do duhej të praktikohetj një “gazetari e zgjidhjeve”: me fjalë të tjera, një gazetari që flet sa për problemet me të cilat përballemi, aq edhe për zgjidhjet e krijuara. Kosova nuk është vendi i vetëm që përballohet me këtë fenomen. Pra, edhe në vendet e tjera mediat preferojnë të flasin për krizat në mënyrë stërzgjatur dhe janë më të prirura t’i japin prioritet lajmeve alarmante duke nxitur pesimizëm dhe klimë jo të favorshme për të rinjtë. Prandaj edhe ishte e nevojshme që të bëhen pyetje për shtrirjen e ndikimit apo përgjegjësinë që kanë mediat dhe gazetarët, së pari për të ndezur një shkëndijë shprese, por edhe për të ushqyer bindjen se suksesi nuk është domosdoshmërisht i lidhur me emigracionin dhe se ai mund të arrihet aty për aty, në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Storje Suksesi
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025