Kriza në Ukrainë

Biden kërkon nga Kongresi edhe 33 miliardë dollarë për Ukrainën

Nga fillimi i luftës, vetëm SHBA ka kryer ose dorëzuar armë dhe municione me vlerë më shumë se 3.7 miliardë dollarë në ish-republikën sovjetike

Qeveria amerikane synon të kanalizojë shuma të tjera të mëdha shtesë parash për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Zyrtarë të rangut të lartë të qeverisë kanë njoftuar në Uashington se Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit të miratojë një shtesë prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, transmeton albinfo.ch.

20 miliardë prej tyre duhet të përdoren për ndihmë ushtarake, rreth 8.5 miliardë për ndihmë ekonomike, shkruan srf.ch, duke iu referuar mediave amerikane.

Qeveria amerikane kishte realizuar më parë disa paketa të mëdha mbështetjeje për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë kryer ose dorëzuar armë dhe municione me vlerë më shumë se 3.7 miliardë dollarë në ish-republikën sovjetike.