Lajme

Ligjëratë mbi kërkimet arkeologjike të Universitetit të Bernës në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit

Më 6 maj, mbahet një ligjëratë interesante nga një profesor nga Universiteti i Bernës rreth kërkimeve arkeologjike në Lin, në liqenin e Ohrit, në Shqipëri

Vendbanimet parahistorike në bregun e Maqedonisë së Veriut janë të njohura për një kohë të gjatë. Por ato në Shqipëri vetëm tani po studiohen shkencëris, transmeton albinfo.ch. Ekspertë nga Universiteti i Bernës kanë gërmuar atje verën e kaluar – dhe rezultatet e para janë shumë interesante: Vendbanimet pranë Linit janë ndoshta edhe më të vjetra se ato në Maqedoninë e Veriut. Dhe, banorët e lokalitetit Lin janë ndoshta ndër bujqët e parë në Evropë.

Me rastin e mbledhjes së përgjithshme të shoqatës Zvicër-Shqipëri që mbahet më 6 maj 2022, do të mbahet edhe ligjërata publike e Prof. Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, përcjell albinfo.ch Ligjërata e tij është titulluar “Fermerët e parë të Evropës”.

Z. Hafner raporton mbi kërkimet arkeologjike të zhvilluara nga Instituti për Shkenca Arkeologjike në Universitetin e Bernës verën e kaluar.

Ligjërata mbahet me fillim në orën 18:30 ndërsa rreth orës 20:00 mbledhja e përgjithshme

Veendi: Lavaterhaus, Cyrih Altstadt, St.-Peter-Hofstatt 6.