Kriza në Ukrainë
Parlamentarët zviceranë vizitojnë qytetin e çliruar ukrainas, Irpin
"Vizita e "Irènës" ishte më shumë se një shenjë solidariteti. Duhet guxim për ta bërë këtë dhe është një shenjë e qartë e mbështetjes", ka thënë kryeparlamentari ukrainas
Kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Irène Kälin (Partia e Gjelbë) dhe tre kolegë të saj, deputetë, janë aktualisht në vizitë në Ukrainë.
Delegacioni parlamentar ka mbërritur në Kiev herët në mëngjes të së mërkurës, me tren, nga Polonia, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj, ata kanë vizituar qytetin në periferi të Kievit, Irpin.
Zbulimi i krimeve të luftës në afërsi të kryeqytetit Kiev pas tërheqjes së trupave ruse kishte shkaktuar tmerr në mbarë botën, jo vetëm në Irpin por edhe në Bucha.
Nuk kiste pasur forca ushtrarake (ukrainase) në Irpin, thanë zyrtarët lokalë gjatë vizitës së delegacionit zviceran, shkruan srf.ch. Ushtria ruse kishte sulmuar dhe shkatërruar shkollat dhe shtëpitë private. Qytetet Irpin dhe Bucha tani janë rimarrë nga ushtria ukrainase.
Në delegacionin parlamentar të Zvicrës, përveç kryetares Irène Kälin, bëjnë pjesë edhe: Nik Gugger (EPP/ZH), Yves Nidegger (SVP/GE) dhe Roger Nordmann (SP/VD). Në delegacion janë edhe ambasadori i Zvicrës në Ukrainë, Claude Wild dhe Artem Rybchenko, ambasadori i Ukrainës në Bernë.
Ky udhëtim është zhvilluar me ftesë zyrtare të Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefantschuk, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit është shprehur se vizita e “Irènës” ishte më shumë se një shenjë solidariteti. Duhet guxim për ta bërë këtë dhe është një shenjë e qartë e mbështetjes, kanë theksuar shërbimet parlamentare.
Udhëtimi i katër anëtarëve të Këshillit Kombëtar u njoftua vetëm të martën. Me këtë udhëtim, delegacioni parlamentar dëshironte të shprehte solidaritetin e Zvicrës me popullsinë ukrainase dhe mbështetjen për homologët e tyre në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje