Ukraina
Komisioni Europian propozon heqjen e tarifave për importet nga Ukraina
Komisioni Evropian propozoi këtë të mërkurë një sërë masash të përkohshme liberalizuese të tregtisë, që do t’i mundësonin Ukrainës të ruajë pozicionin e saj tregtar me pjesën tjetër të botës dhe të thellojë më tej marrëdhëniet e saj tregtare me BE-në.
Propozimi i Komisionit do të heqë të gjitha tarifat, detyrimet e importit për produktet industriale, frutat dhe perimet, si dhe heqjen e kuotave për produktet bujqësore e të përpunuara bujqësore për një vit.
“Këto masa të përkohshme dhe të jashtëzakonshme do të kontribuojnë në mbështetjen dhe nxitjen e flukseve ekzistuese tregtare nga Ukraina në Bashkimin Europian” dhe do të shtojnë fleksibilitet e siguri për prodhuesit ukrainas”, deklaroi Komisioni në propozimin e tij.
Sipas KE-së, pushtimi rus ka pasur një ndikim të thellë negativ në aftësinë e Ukrainës për të bërë tregti me pjesën tjetër të botës.
Për të zbutur ndikimin ekonomik të agresionit, Komisioni shpjegoi se ishte e përshtatshme dhe e nevojshme për të përshpejtuar marrëdhëniet më të ngushta ekonomike midis BE-së e Ukrainës./CNN
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës