Lajme

A paraqet shqetësim rritja e diskriminimit racor në Zvicër

Vitin e kaluar 630 raste të diskriminimit u raportuan në Zvicër, 58 raste më shumë se në vitin 2020, sipas Komisionit Federal Kundër Racizmit (CFR).

Dhe, këto raste kanë të bëjnë me sjellje në vendin e punës, në shkolla, si dhe u drejtoheshin njerëzve me ngjyrë dhe myslimanëve, raportoi CFR.

Megjithatë, ky numër nuk është një pasqyrim i saktë i ksenofobisë në Zvicër; kjo thjesht tregon se po raportohen më shumë raste, sipas Giulia Reimann të CFR, sipas së cilës shifrat zyrtare janë vetëm “maja e ajsbergut”, ngase mund të ketë më shumë raste që nuk raportohen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Pra, ky fenomen është shqetësues dhe duhet të mbahet nën kontroll, vlerësojnë njohësit e këtyre zhvillimeve.