Lajme
Britani: Kërkohet ndërhyrje urgjente kundër rritjes së çmimeve
Kryeministri britanik, Boris Johnson, kërkon nga ministrat e tij të bëjnë më shumë ndërhyrje të drejtpërdrejta për të frenuar rritjet rekord të kostos së jetesës, ndërkohë që miliona njerëz janë në vështirësi të pagesës së faturave të energjisë elektrike, të blerjes së ushqimeve apo inflacionit në rritje.
”Ne kemi një paketë të fortë mbështetje financiare me vlerë 22 miliardë sterlina dhe na takon të gjithëve të sigurojmë që ndihma të arrijë te familjet më të prekura në të gjithë vendin”, thuhet në një deklaratë të Johnson drejtuar ministrave.
Qeveria duhet të japë një sinjal, jo vetëm për rritjen mesatare të shpenzimeve për ushqimet (271 sterlina), por edhe në prag të zgjedhjeve lokale më 5 maj, për të cilat thuhet se i rrezikojnë shumë konservatorët në pushtet.
Ndër faktorët që rëndojnë mbi qeverinë konservatore është edhe skandali Partygate, ndërsa sipas burimeve, disa deputetë rebelë po organizohen për të rifilluar një votim mosbesimi të brendshëm ndaj lidershipit të kryeministrit Johnson./Ansa
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës