Lajme
Gjermania shtyn hapjen për fund të majit
Zgjatja bëhet me qëllimin për të mbajtur nën kontroll virusin nga jashtë, thotë një zëdhënës në Berlin
Ministria Federale e Gjermanisë për Shëndetësi, do të zgjasë urdhëresën për hyrje në vend për shkak të koronës, për një muaj, gjegjësisht deri në fund të majit.
Zgjatja bëhet me qëllimin për të mbajtur nën kontroll virusin nga jashtë, thotë një zëdhënës në Berlin, shkruan srf.ch.
Detajet janë ende duke u përpiluar. Urdhëresa rregullon, ndër të tjera, detyrimin e karantinës për ata që hyjnë në Gjermani nga vende të caktuara, transmeton albinfo.ch. Edhe me urdhëresën që ndryshon rregullat për hyrjen e koronavirusit të 3 marsit 2022, kriteret e lidhura me koronën vazhdojnë të zbatohen në kontekstin e hyrjes në Gjermani.
Me rastin e hyrjes në Gjermani vazhdojnë të zbatohen detyrimet e mëposhtme:
Të gjithë udhëtarët duhet të jenë në gjendje të vërtetojnë se nuk janë të infektuar (vaksinimi, testi, prova e shërimit);
Pas një qëndrimi të mëparshëm në një zonë të variantit të virusit, vazhdon detyrimi i rreptë për tu testuar;
Fëmijët nën moshën 12 vjeç janë të përjashtuar nga detyrimi për të dhënë dëshmitë e përmendura më lart.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha