Futboll
Kosova garon me 4 klube në ligat evropiane të futbollit
Kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve
Kosova do të përfaqësohet me 4 klube që do ta përfaqësojnë futbollin në garat evropiane. Ky është edhe lajmi i mirë që konfirmohet për futbollin. Ai u publikua nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, njofton Albinfo.ch.
“Siç u pa edhe në ranglistën e fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, liga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës. Dhe, në bazë të këtij përparimi, konfirmohet lajmi që FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të edicionit, se nga ky edicion liga jonë do të përfaqësohet me 4 klube. 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës. Mirëpo, risia tjetër është se si rezultat i ngritjes së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garojë në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve”, tha Agimi.
Përparimi i Ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit tê brendshëm, është një tjetër dëshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













