Kuriozitete
Ford Mustang, vetura sportive më e shitur në botë
Mësohet se Ford Mustang gjatë vitit të kaluar ka qenë vetura sportive më e shitur në botë, sipas një analize të bazuar në të dhënat e regjistrimit që i publikoi S&P Global Mobility.
Siç raporton Motor1, Ford ka arritur të plasojë në treg 70 mijë Mustang në mbarë botën gjatë vitit të kaluar, pavarësisht që kjo shifër nuk përfshin crossoverin elektrik Mach-E.
Theksohet se ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara, që 76 për qind të shitjes së përgjithshme të Mustangut i realizoi. E tregjet në rritjen më të madhe të kërkesave për Mustangun ishin Zelanda e Re (mbi 54.3 për qind), Brazili (mbi 37.3 për qind) dhe Kareja e Jugut (mbi 16.6 për qind).
Thuhet se Mustangu është vetura më e shitur sportive në botë prej shtatë vjetësh me radhë, pavarësisht që 2022-ta mund të jetë sfiduese për këtë veturë.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti shitja e Mustangut në Shtetet e Bashkuara ka rënë për 19 për qind, por modeli i Fordit mori kurorën si vetura më e shitur në vend me 13.986 njësi.
Në vendin e dytë është renditur Dodge Challenger me 11.124 vetura, i përcjellë nga Chervrolet Camaro me 6.710. Ndërkohë, puna në Mustang sa i përket prodhimit të gjeneratës së ardhshme po vazhdon dhe raportohet se do të jetë i gatshëm në vitin 2024.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës Ajo është violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor