Lajme
Mërgimtari nga Kosova që preku majat e shkencës
Doktor shkence në Gjermani
I riu shqiptar, Shpëtim Bajrami, tashmë është doktor shkence në shtetin e Gjermanisë, shkruan albinfo.at.
Shpeshherë për njeriun mjafton dëshira, puna dhe vullneti për të arritur në realizimin e ëndrrave, aty ku do.
Pa dyshim që shumë të rinj shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në shumë fusha të tjera profesionale akademike. E patjetër njëra nga këto është edhe Shpëtim Bajrami, me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë.
Shpëtim Bajrami me afat rekord mbrojti me sukses temën e disertacionit në Gjermani, “E drejta e shteteve për vetëmbrojtje kundër aktorëve joshtetërorë”, disertacion në të drejtën publike.
I lindur në Kosovë dhe i shkolluar në Gjermani, Dr. Shpëtim Bajrami i shtohet drejtësisë gjermane si një kuadër i ri me rrënjë shqiptare.
Shpëtim Bajrami ka studiuar drejtësi në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf.
Theksohet se gjersa pëgatiste doktoraturën, ai punoi si asistent kërkimor në katedrën e së drejtës publike II të Prof. Payandeh në Fakultetin Juridik “Bucerius “ në Hamburg, bën të ditur veprimtari nga diaspora, Vehbi Haliti, veprimtar nga Austria.
Shpetimi përfundoi dy studime kërkimore si pjesë e projektit të doktoraturës, një në qendrën “Lauterpacht “për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit dhe tjetra në Institutin Universitar Evropian në Firence, shkruan tutje albinfo.at.
Rezultatet dhe argumentet e ligjëratës u diskutuan më pas me komisionin provues, të përbërë nga profesori drejtues Dr. Linda Kuschel dhe profesorët Dr. Christian Bumke dhe Dr. Mehrdad Payandeh, dhe të gjithë e vlerësuan me notën më të lartë. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
Jeta në Zvicër
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative