Lajme
Çmimet e energjisë: Qeveria shqyrton masat për të ndihmuar familjet
Qeveria zvicerane ka ngritur një grup pune për të shqyrtuar nëse nevojiten masa për të lehtësuar barrën e familjeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë.
Qeveria po vëzhgon zhvillimin nga shumë afër për të sqaruar nëse nevojitet mbështetje për të zbutur rastet e vështirësive”, tha ministrja e Energjisë, Simonetta Sommaruga, në një intervistë për SonntagsZeitung, përcjell albinfo.ch.
“Çështja e rritjes së çmimeve është në radarin tonë”, tha ajo, duke shpjeguar se kishte krijuar një grup pune me ministrin e Financave, Ueli Maurer, dhe kishte zhvilluar tashmë bisedime me 26 kantonet e vendit.
Tarifat e energjisë elektrike për familjet në Zvicër vendosen një herë në vit.
“Rundi tjetër i tarifave do të bëhet në vjeshtë dhe ne do të duhet të vëzhgojmë me vëmendje se sa do të rriten çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët privatë. Dhe çfarë masash, nëse ka, nevojiten të paktën për familjet me të ardhura të ulëta dhe për disa kompani të vogla dhe të mesme”, tha ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat