Lajme

Rusia kritikon reagimin e Zvicrës ndaj Ukrainës

Ministria e Jashtme ruse ka kritikuar atë që e quan kuptimin “arbitrar” të historisë së presidentit zviceran, Ignazio Cassis, si dhe pozicionin neutral të Zvicrës për luftën në Ukrainë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.

Në një deklaratë të postuar në Twitter të martën nga ambasada ruse në Bernë, zëdhënësja diplomatike, Maria Zakharova, kritikoi Cassis (gjithashtu ministrin aktual të Jashtëm zviceran) për një intervistë që ai i dha gazetës luksemburgase Le Quotidien.

Në intervistë Cassis tha se sulmi rus në Ukrainë sinjalizoi “fundin e një epoke – që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – gjatë së cilës asnjë komb sovran dhe demokratik në kontinentin [evropian] nuk ishte sulmuar”.

Për Zakharova, kjo nuk është e saktë: “Gërryerja e themeleve të periudhës së pasluftës dhe shkatërrimi i ligjit ndërkombëtar ishin rezultat i bombave dhe raketave të hedhura nga NATO në qytetet paqësore jugosllave në vitin 1999”, thuhej në deklaratën e saj.

“Ky interpretim arbitrar, i bazuar në motive politike, është “plotësisht i papranueshëm”, tha ajo, përcjell tutje albinfo.ch.