Ukraina
Zelensky, thirrje BE-së për sanksione ndaj bankave ruse dhe bojkotimin e naftës ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Bashkimit Evropian të vendosë sanksione ndaj të gjitha bankave ruse dhe të bojktojnë naftën ruse. Duke iu drejtuar Parlamentit të Lituanisë, zoti Zelenskyy tha se nëse vendet evropiane vazhdojnë tregëtinë me Rusinë, atëhere udhëheqësit rusë “e dinë që nuk do të ndëshkohen”.
Bashkimi Evropan ka vënë një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, por nuk ka prerë importet e naftës e gazit, siç kërkon zoti Zelensky. Disa udhëheqës evropianë janë të shqetësuar mbi ndikimin në ekonomitë e vendeve të tyre nga një vendim i tillë, për shkak të vartësisë nga burimet energjitike ruse.
Ukraina tha sot se forcat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll qytetin e rrethuar të Mariupolit, ndërsa po përgatiten për të zgjeruar operacionet në rajonin lindor të Donetskut.
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi të martën Perëndimin se përpjekjet për të izoluar Rusinë nuk do të kenë sukses, duke përmendur si provë programin sovjetik të hapësirës gjatë Luftës së Ftohtë. Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në kozmodromin Vostoçni në Lindjen e Largme ruse, vizita e tij e parë jashtë Moskës që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ai përsëriti akuzat e mëparshme se “lufta në Ukrainë është e domosdoshme, pasi Shtetet e Bashkuara po përdornin Ukrainën për të kërcënuar Rusinë, përmes edhe aleancës së NATO-s, dhe se Moska duhet të mbronte banorët rusishtfolës në Ukrainë nga persekutimi”./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata Reshjet e borës goditën Zvicrën gjatë orës së pikut. Jo të gjitha qytetet ishin në gjendje...
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus