Lajme

Ndryshime në Twitter pasi Elon Mask u bë aksionari kryesor

Pasi u bë aksioneri kryesor i kompanisë, Elon Mask ka shtyrë abonimet premium në Twitter Blue.

Ai ka sugjeruar uljen e çmimit të abonimit, ndalimin e reklamave dhe dhënien e përdoruesve një mundësi për të paguar në kriptomonedhën dogecoin.

Ndryshimi bëri që disa punonjës të Twitter të shqetësohen për të ardhmen e platformës dhe aftësinë e saj për të moderuar përmbajtjen.

Miliarderi, i cili mori 9.2 për qind të aksioneve në Twitter vetëm disa ditë më parë, pati mundësinë për një vend në bordin drejtorëve gjithashtu.

Twitter Blue, i nxjerrë në treg në qershor të vitit 2021, është shërbimi i parë i abonimit të Twitter dhe ofron “qasje ekskluzive në veçoritë premium” në bazë të abonimit mujor. Është në dispozicion në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.