Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Restorant “Castello”, shije shqiptare në traditën zvicerane
Ndodheni në Lozanë dhe jeni të uritur? Doni diçka ndryshe, diçka të veçantë dhe tradicionale të zonës? Kjo e ka një zgjidhje: Vizitoni restorantin “Castello”
Restoranti Castello, 30 minuta prej Lozanës, gjendet në një fshat të bukur turistik që quhet Grandson. Ky fshat piktoresk ndodhet në brigjet e liqenit Neuchâtel, 4 km në veri të Yverdon-les-Bains. Numëron disa shtëpi me origjinë mesjetare me arkitekturën civile të periudhës së vonë gotike.
Kështjella e qytezës Grandson është e dyta më e madhe në Zvicër dhe ndodhet pikërisht në qendër të qytezës. Ajo mirëpret çdo vit rreth 30,000 vizitorë.
Një natyrë e qetë e përrallore, e cila plotësohet me një mikpritje të ngrohtë në restorantin Castello, nga profesionistë që të presin e të përcjellin gjithmonë admirues së picave, me shumëllojshmërinë e gatimeve të tjera prej mishit, brumit dhe zarzavateve.
Por çfarë ka të veçantë ky restorant?
Specialiteti i restorantit që drejtohet nga Valmir Kastrati dhe gruaja e tij, Altina, janë picat në furrën e drurit, por edhe kuzhina evropiane që anon nga tradicionalja tipike zvicerane.
Sipas vlerësimeve të klientëve, kuzhina italiane dhe ajo zvicerane është një nga më të mirat në këtë regjion. Restoranti pozicionohet bukur me natyrën dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Në qoftë se do të futeni në këtë restorant për herë të parë, patjetër duhet të provoni picat të pjekura me dru e të gatuar me perfeksion, të ngrohta dhe plot aromë, të shijshme, me kombinim të mishit, zarzavateve apo llojeve të ndryshme të erëzave. Një orientim tjetër do të ishte mishi i pjekur në gur që shijon aq shumë, por dhe pastat e ndryshme. Nga ëmbëlsirat e veçanta që karakterizojnë këtë restorant kalon tek dëshira e klientëve për verërat e kantonit, të vreshtave franceze dhe italiane.
I pyetur për idenë që të merret me gastronomi, Valmiri thotë: “Në përgjithësi e kam dashur gjithmonë gastronominë, dhe në momentin kur përfundova disa formacione (kualifikime) në kuzhinë, nuk iu ndava asnjëherë këtij profesioni, që sot e bëj me dashuri”.
Rreth punës së tij dhe të ekipit në restorant, z. Kastrati thotë se “ajo është e lodhshme dhe e bukur. Fillon me agjendën ditore sipas rezervimeve të fiksuara që në mëngjes, një planifikim i punës, e më pas me përgatitjet e produkteve ushqimore të kuzhinës që në mëngjes, pastrimet, rregullimet dhe përshtatjet e mundshme, përzgjedhja e menysë dhe e karakteristikave të gatimit sipas kërkesave të klientelës”.
Furra e drurit dhe specialitetet më të preferuara
Por, si ka mësuar ai të gatuajë aq mirë? “Në familjen tonë kuzhina ka qenë traditë. Që i vogël kam qenë i vëmendshëm ndaj kësaj tradite. Mbase gjenetikja apo ndjesia e mirë që të jepte gatimi me aromat apo përbërësit, sekretet e recetave dhe dëshira për ta provuar. Më pas, që kur erdha në Zvicër mendova se ky duhet të jetë qëllimi im. Si shumë të tjerë, pata rastin e madh të bëj praktikë në një restorant italian. Kuzhina italiane ka një traditë të gjatë dhe një shumëllojshmëri produktesh. Mua më tërhoqi që në fillim kjo për të filluar profesionin tim si kuzhinier në një sipërmarrje timen me ndihmën edhe të gruas time Altinës.
Lidhur me specialitetet në këtë restorant, Valmiri thotë se “në përgjithësi kemi gatime të furrës së drurit, pa përjashtuar mundësi të tjera. Furra e drurit i jep një shije të veçantë ushqimit dhe ka avantazhet e veta në gatime. Sipas agjendës së përditshme, ka shumë specialitete, por ne si specialitet të preferuar kemi “La portance”. Ky është një specialitet i veçantë.
Puna në një fshat turistik ka specifikat e veta, thotë bashkëbiseduesi ynë. “Së pari puna në restorant kërkon ekip dhe marrëdhënie të rregullta, të forta sidomos në kuzhinë, e deri kur produkti serviret në tavolina. Ajo ka risqet e saj dhe një nga avantazhet më të mira është të punosh familjarisht. Edhe unë punoj me gruan time, Altinën. Ajo është vëmendja ime kur gjërat nuk shkojnë mirë, është kujtesa, organizimi dhe udhëzimi im, orientimi kryesor se si të përballohet vala e punës, e sigurisht gëzimet e kënaqësitë i ndajmë së bashku.
Tradicionalja zvicerane ne na ka mbështetur në kuzhinën tonë pasi dhe ne këtë synojmë të shërbejmë sa më shumë nga kjo tradicionale, t’u afrohemi shijeve të klientelës për të qenë pjesë e natyrshme e restorantit tonë. T’iu shërbejmë në mënyrë të atillë që për ta të jetë shtëpia e tyre. Duam që kjo klientelë jo vetëm të rritet nga ana sasiore, por që mendimi për të ardhur në këtë restorant të lërë shije dhe aromë gatimi për një kohë të gjatë tek çdo nacionalitet që mund të provojë gatimin. Ne për këtë përpiqemi.
Puna dhe imagjinata, çelësi i suksesit në gastronomi
Çfarë e bën njeriun kuzhinier? “Gjëja e parë që vihet mbi të tjerat është puna. Falë punës dhe përpjekjeve, arrin dalëngadalë atë që dëshiron me anë të eksperiencës që fiton. Një diçka tjetër e rëndësishme është imagjinata. Sa më tepër të imagjinosh e të frymëzohesh nga gjëra të reja, ke atë varësinë ndaj përkushtimit në punë. Pasioni dhe vullneti bën që kjo punë dhe imagjinatë të qëndrojë në kohën e duhur dhe momentin e duhur. Puna në grup duhet të mbështetet. Pastaj janë faktorë që variojnë nga kultura, vendi, popullariteti apo emocionaliteti. Ne mundohemi që restoranti të jetë sa më bashkëkohor. Zvicra i vlerëson jo vetëm ushqimet, por edhe njerëzit punëtorë që duan të ecin para. Ne duam të ecim para falë vetes sonë. Mbase kjo është shtytja dhe një nga cilësitë më të vlefshme”, thotë Valmiri.
A ka shumë klientë shqiptarë në restoranti Castello? Duke qenë vend turistik, klientela është e ndryshme, por më shumë anon te klientët zviceranë. Nuk mungojnë edhe shqiptarët që gjejnë mundësinë për të vlerësuar restorantin tonë. Bëjmë edhe rezervime për festa apo ditë të shënuara dhe shqiptarët janë të pranishëm në këto evente. Më shumë klientët i kemi turistë dhe zviceranë, nuk i mohoj që kemi dhe klientë shqiptarë familjarë.
Synimet për të ardhmen?
A dëshirojnë Valmiri dhe Altina që profesionin e tyre t`ua përcjellin edhe fëmijëve? Perspektivat për të ardhmen zgjerohen me sukseset e punës. Ky është një lloj qëllimi që të mban gjallë dhe pezull për të arritur atë që ke pasur gjithmonë në ëndrrat e tua. Gjithmonë ne jemi falë klientëve dhe klientët duhet të na shohin si pjesë e vetes. Kjo ndërlidhje bën që synimi ynë në të ardhmen është popullariteti dhe dëshira për një meny sa më të zgjeruar e cilësore. Pse jo në të ardhmen me arritjen e kësaj, edhe zgjerimin e biznesit tonë në një vend të dytë e më tutje. Kjo i lihet të ardhmes.
Dëshirat për fëmijët qëndrojnë gjithmonë që të jenë pranë nesh dhe të bëhemi një familje me traditë rreth gatimit. Pavarësisht se fëmijët kanë rrugën e tyre, ne u japim një mundësi të hapur në restorant.
Duke folur për fitimet në këtë profesion, në raport me risqet, Valmir Kastrati thotë se “si fillim, biznesi në kulinari është i vështirë. Fillimet kanë shpenzime dhe eksperienca e pakët bën që nuk mund të menaxhohen si duhet këto shpenzime në raport me të ardhurat. Me kalimin e kohës, si çdo biznes mësohen orientimet ekonomike për të arritur sukseset dhe bëhen pjesë e natyrshme e punës. Të ardhurat fillojnë të dalin më të mira dhe kjo është një shtytje më e madhe për punën. Kjo marrëdhënie midis parasë dhe punës, përkushtimit e sukseseve, bëhet pjesë instiktive dhe emocionale aq sa njëra sjell tjetrën.
Synoj që në një të ardhme të afërt të arrij të hap restorantin tim, e mbase pse jo edhe më shumë. Kjo i lihet të ardhmes, surprizat janë më të bukura”.
Autore e artikullit: Zamira Bytyqi
Për më shumë na vizitoni:
Castello Grandson
Rue Jean-Lecomte 6
1422 Grandson
024 445 83 19
/Artikull i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?