Futboll

Mbi 5,2 mln dollarë, bluza e Maradonës del në shitje

Del në ankand bluza e veshur nga legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, të cilin e veshi në vitin 1986 në ndeshjen kundër Anglisë.

Bluza pritet të shitet me një vlerë prej 5,23 milionë dollarë.

Gjatë ndeshjes në çerekfinale, Maradona shënoi dy gola kundër përfaqësueses së Anglisë.

Por, një prej golave është cilësuar si ndër më të bukurat në histori, për shkak se Maradona përdori dorën e tij në vend të kokës për të goditur topin.

Kjo nuk u vu re nga arbitri dhe goli u quajt i rregull.

Ky gol fantastik u quajt “Dora e Zotit”, ndaj dhe kjo bluzë tashmë vlerësohet në vlera të tilla.