Kosova
Pritet legalizimi i kanabisit në Shqipëri, për qëllime mjekësore
Bëhet e ditur se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore. Kjo tashmë është fakt, ka thënë kryeministri, Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, kryeministri Edi Rama së bashku me drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, kanë prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë shqiptare tha se për Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni qytetarë.
Thuhet se në Formularin e Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” legalizmit të kanabisit në Shqipëri.
Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama ka thënë se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Ajo që kanë thënë qytetarët, do të realizohet”, ka thënë Rama.
Në formularin e Këshillimit, qytetarët u pyetën: Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për arsye të përdorimit vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore, ju si mendoni? Kësaj pyetje, 308.992 janë pozitivisht, 148.092 kanë votuar jo, dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me %, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë