Kosova
Ekspertja shqiptare këshillon kompanitë e botës mbi tregjet financiare globale
"Duke filluar nga java e ardhshme, Goneta Jakurti do të na mbajë të përditësuar lidhur me zhvillimet më të fundit në tregjet financiare globale. Ne mezi presim njohuritë dhe këshillat e saj", shkruan magazina german-emirates-club
Goneta Jakurti, gjakovarja nga Langenthal-i i Zvicrës, është eksperte në lëmin e financave. Me një përvojë mbi dhjetëvjeçare në institucione të mëdha financiare në Zvicër dhe në Britani të Madhe, ajo, nga viti 2021, profesionin e saj e ushtron në Dubai, në kompaninë globale të nvestimeve, Asas Capital.
Ditë më parë, revista e specializuar german-emirates-club (Magazine) i ka bërë një portret afirmativ Goneta Jakurtit. Në vazhdim, albinfo.ch publikon artikullin e plotë.
Bota, dhe bashkë me të edhe tregjet financiare, janë aktualisht më të luhatshme, më të pasigurta se që kanë qenë për një kohë të gjatë. Covid-i dhe lehtësimi fiskal dhe monetar i lidhur me të, që shoqëron masat e zbutjes ekonomike janë duke nxitur inflacionin. Nga ana tjetër, lufta në Ukrainë po e bën botën të mbajë frymën ndërsa çmimet e naftës dhe të mallrave po rriten me të madhe dhe asgjë tashmë nuk duket e besueshme. Prandaj: cila është mënyra më e mirë për të investuar tani?
T`i jepet një përgjigje shteruese kësaj pyetjeje duket të jetë e vështirë edhe për ekspertët, por padyshim që mund të presim njohuri dhe këshilla të vlefshme nga profesionistët e investimeve midis partnerëve tanë të klubit. Një nga këto eksperte është Goneta Jakurti, të cilën do t’ju prezantojmë sot.
Goneta vjen nga Zvicra dhe karrierën e saj e ka filluar në vitin 2009 në UBS në Cyrih, ku ka punuar për gati një dekadë në fusha të ndryshme, duke përfshirë bankat private, menaxhimin e pasurisë, letrat me vlerë dhe tregtimin. Më vonë ajo ka punuar për një kompani britanike të menaxhimit të aseteve në Cyrih dhe ka përfunduar studimet për administrim biznesi gjatë kohës sa punonte. Goneta jeton në Dubai që nga shtatori 2021 dhe punon për partnerin tonë të klubit, “Asas Capital”.
Duke filluar nga java e ardhshme, Goneta do të na mbajë të përditësuar rregullisht këtu lidhur me zhvillimet më të fundit në tregjet financiare globale. Ne mezi presim njohuritë dhe këshillat e saj”, përfundon artikulli i magazinës së german-emirates-club.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun