Lajme
Musk, në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë
“Forbes” identifikoi 2.668 miliarderë në të gjithë botën në klasifikimin e përvitshëm (36) të miliarderëve për vitin 2022, në rënie nga rekordi prej 2.775 vitin e kaluar.
Lufta, pandemia dhe bursat në rënie kanë ndikuar në pasurinë e shumë prej njerëzve më të pasur të planetit këtë vit.
Në total, pasuria e tyre arrin në 12.7 trilionë dollarë, në rënie nga rekordi prej 13.1 trilionë dollarësh në klasifikimin e vitit 2021.
Në total, 329 persona kanë dalë nga klasifikimi i miliarderëve të këtij viti, më shumë se nga kriza financiare e vitit 2009. Kjo përfshin 169 “mrekullitë e një viti”, hyrjet e reja në klasifikimin e vitit 2021, në mesin e të cilëve Whitney Wolfe Herd të Bumble dhe John Foley të Peloton, të cilët hynë një vit më parë, ndërsa këtë vit kanë dalë prej tij.
Megjithatë, në klasifikim spikasin 236 hyrje të reja, mes të cilëve këngëtarja pop Rihanna, regjisori i “Lord of the Rings”, Peter Jackson dhe venture capitalist, Josh Kushner.
Barbados, Bullgaria, Estonia dhe Uruguai kanë fituar miliarderët e tyre të parë. E me gjithë vitin e paqëndrueshëm, 1.050 miliarderë janë më të pasur se një vit më parë.
Megjithatë, askush nuk është pasuruar më shumë se Elon Musk, i cili kryeson klasifikimin e miliarderëve më të pasur në botë për herë të parë. Duke nisur nga 11 marsi, kur përcaktuam vlerat neto, pasuria e Musk ishte rreth 219 miliardë dollarë.
Musk lë pas Jeff Bezos, i cili zbriti në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet, për shkak të rënies me 3% të aksioneve të Amazon dhe rritjes së donacioneve për bamirësi, duke e pakësuar pasurinë e tij me 6 miliardë dollarë. Miliarderi francez, Bernard Arnault, pasuria e të cilit është rritur me 8 miliardë dollarë në vitin e fundit, mbetet në vendin e tretë të klasifikimit të njerëzve më të pasur në botë.
Top 5 plotësohet nga Bill Gates dhe Warren Buffett.
Në klasifikimin e këtij viti numërohen 86 miliarderë më pak se 40 vjeç. Ndër hyrjet e reja janë Melanie Perkins, 34 vjeçe, bashkëthemeluese dhe CEO e platformës së projektimit grafik Canva dhe Vlad Yatsenko, 38 vjeç, bashkëthemelues dhe chief technology officer i bankës dixhitale Revolut. E dhëna më interesante është se janë 12 miliarderë “nën 30 vjeç” që kanë hyrë në klasifikimin e këtij viti.
Ndër ta spikat miliarderi më i ri në botë, 19-vjeçari trashëgimtar i zinxhirit gjerman të farmacive, Kevin David Lehmann dhe Gary Wang, 28 vjeç, bashkëthemelues amerikan i platformës Exchange të kriptovalutave FTX, me seli në Bahamas. Bëhet fjalë për një prej 19 miliarderëve që janë pasuruar falë blockchain dhe kriptovalutave.
Vendet me më shumë miliarderë
Edhe këtë vit, Shtetet e Bashkuara numërojnë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër: 735 (në rritje krahasuar me 724 në vitin 2021). Kina renditet e dyta, me 607 miliarderë (duke përfshirë Hong Kongun dhe Makaon), ndjekur nga India (166) dhe Gjermania (134) dhe Rusia (83).
Mukesh Ambani në Indi mbetet njeriu më i pasur në Azi, pasuria e të cilit vlerësohet në 90.7 miliardë dollarë. Ai ruan vendin e dhjetë në renditje dhe lë pas, me pak distancë, Gautam Adani, pasuria e të cilit këtë vit është rritur me thuajse 40 miliardë dollarë, duke arritur në rreth 90 miliardë dollarë, falë rritjes së aksioneve të shoqërisë së tij në bursë.
Rëniet më të rëndësishme regjistrohen në Rusi dhe Kinë. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin si dhe sanksionet më pas zhytën tregun rus të aksioneve dhe rublën, duke shkaktuar daljen nga klasifikimi të 34 miliarderëve rusë. Ndër të tjera, pasuria e 83 rusëve që kanë ruajtur statusin e tyre prej miliarderi ka mbetur në përgjithësi e pandryshuar ose u reduktua krahasuar me vitin 2021./Forbes
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës