Lajme

Twitter do ta emërojë Elon Muskun në Bordin e saj të Drejtorëve

Twitter pritet ta emërojë Elon Muskun në Bordin e saj të Drejtorëve, ku do të shërbejë në nivelin e klasit të dytë deri në vitin 2024.

Sipas Komisionit amerikan të Letrave me Vlerë, Musk ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter në vlerë prej 3 miliardë dollarëve.

“Kompania do ta emërojë Elon Muskun në Bordin e Drejtorëve të kompanisë për të shërbyer si drejtor i nivelit të klasit II me një mandat që skadon më 2024 në Mbledhjen Vjetore të Aksionarëve të Kompanisë”, njofton Komisioni, përcjell Telegrafi.

Në një shkrim në Twitter, shefi ekzekutiv i kompanisë, Parag Agrawal, ka konfirmuar rolin e ri të Muskut në këtë Bord.

Ai e ka quajtur Muskun “një besimtar pasionant dhe kritik intensiv”, duke shtuar se “do t’i sillte vlerë të madhe Bordit”.