Lajme
“Ndihma për refugjatët” (SFH) kërkon që të mos privilegjohen refugjatët nga Ukraina
SFH kërkon që "gjithçka që ukrainasit tani marrin me statusin e mbrojtjes S" të marrin edhe refugjatët që nuk kanë ardhur nga Evropa"
Zvicra është në gjendje të pranojë deri në 60,000 ose më shumë refugjatë. Kështu thotë Miriam Behrens, drejtoreshë e organizatës mbështetëse për refugjatët “Schweizerische Flüchtlingshilfe” (SFH), transmeton albinfo.ch. Ajo sheh potencial për përmirësim në proceset e përfshira në dhënien e ndihmës sociale për azil.
Këto “ende nuk janë duke funksiononuar në mënyrë të përsosur”, por problemi tani është njohur dhe mund të zgjidhet, tha Behrens në një intervistë për “Tagesanzeiger”. “Por fakti është ky: ndihma sociale e azilit është me të vërtetë shumë e ulët – 40 për qind nën shumën e asistencës së rregullt sociale”. Dhe, kjo është kritikuar prej kohësh nga SFH, thotë Behrens.
Familjet pritëse duhet të kompensohen nga kantoni ose komuna për kostot shtesë të strehimit, ka vazhduar Behrens, transmeton albinfo.ch. SFH u rekomandon kantoneve dhënien e një shume shtesë prej 200 deri në 400 frangash në muaj për ushqim, veshje dhe sende higjienike, si dhe për nevojat e kohës së lirë, që, sipas saj, nuk është shumë.
Behrens gjithashtu e konsideron jashtëzakonisht tronditëse pabarazinë ligjore midis grupeve të ndryshme të refugjatëve. Prandaj, SFH kërkon gjithashtu “gjithçka që ukrainasit tani marrin me statusin e mbrojtjes S”, të marrin edhe refugjatët që nuk kanë ardhur nga Evropa”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit