Lajme
Suedia heq kufizimet anti-COVID për udhëtarët
Suedia ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit, duke iu bashkuar një numri vendesh evropiane që tani janë plotësisht të hapura për turistët ndërkombëtarë.
Udhëtarët jashtë BE-së nuk kanë më nevojë për një certifikatë vaksinimi ose testimi për të hyrë në vendin skandinav, pasi rregullat u lehtësuan të premten, më 1 prill.
“Qeveria ka vendosur të mos e zgjasë ndalimin e hyrjes nga vendet e treta”, deklaroi ministrja e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Morgan Johansson.
“Kjo do ta bëjë shumë më të lehtë për të gjithë ata që janë penguar të vijnë në Suedi vitet e fundit për shkak të pandemisë”, shtoi ajo.
Kufizimet e udhëtimit kanë qenë në fuqi që nga fillimi i pandemisë në mars 2020. Fillimisht, u vendos vetëm një ndalim i përkohshëm i hyrjes për udhëtarët nga vendet jo-BE.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha