Lajme
Shqiptarët bojkotojnë Vuçiçin, kutitë e Luginës, bosh
Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës. Megjithatë ata që votuan, thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin.
Nga listat e votuesve janë larguar rreth 6 mijë shqiptarë për shkak të pasivizimit të vendbanimit. Në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, shqiptarët bojkotuan këto të fundit. Ata nuk morën fletëvotimin për president. Kjo për shkak se, sipas tyre, kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.
Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare, u pa një numër i vogël i qytetarëve tek votonin, rreth 20 për qind e atyre të regjistruar. Derisa u tha se pasivizimi i vendbanimeve të tyre po ndikon që të ketë më pak votues e u ftuan të votojnë masivisht.
Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojktoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.
Shumë shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk e ushtruan të drejtën e votës, serbët e Kosovës u organizuan e me autobus udhëtuan për në Serbi për të votuar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës