Kosova
Rënie e parashikimit për rritjen ekonomike në Kosovë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur parashikimin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Sipas vlerësimit të BERZH-it, rënia është 0.9 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar.
Ulja e parashikimit për rrije ekonomike është bërë pas nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Kosova ndonëse në nëntor të 2021 e kishte vlerësimin me 4.5 për qind, gjatë muajit mars 2022 rritja ekonomike ishte 4 për qind.
Rënien më të theksuar e ka Mali i Zi, me 2 për qind, nga 5.7 për qind në 3.7 për qind gjatë muajit janar.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet që kanë pasur rënie prej 1 për qind të rritjes ekonomike krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, pra nga 4.3 për qind, në 3.3 për qind, përkatësisht nga 4 për qind në 3 për qind.
Rritja ekonomike në Shqipëri gjatë nëntorit është vlerësuar me 3.7 për qind, kurse në mars 2022 kjo ka rënë në 3.3 për qind.
Bosnjë e Hercegovina është vendi më rritjen më të ulët ekonomike, ku gjatë marsit 2022 ishte 2.3 për qind, apo 0.7 pikë përqindje më pak se nëntori i vitit të kaluar./REL
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës