Lajme
Këto duhet t`i dini nëse jetoni në Zvicër dhe doni të udhëtoni në vendet fqinje
Ndërkohë që Zvicra, pas dy vitesh, të paktën zyrtarisht po i jep fund pandemisë së koronës, njerëzit në vendet fqinje janë më të kujdesshme
Masat e fundit të koronës në Zvicër janë hequr përfundimisht të premten që shkoi. Por, cilat janë masat që zbatohen në vendet fqinje dhe të tjerat, që frekuentohen shumë nga zviceranët? Në vazhdim, një pasqyrë e shkurtër rreth kësaj
Gjermania
Në Gjermani, nga landi në land (republika federale) zbatohen rregulla të ndryshme të koronës. Shumica e masave tashmë janë eliminuar kryesisht, dhe qeveria federale flet për “mbrojtje bazë” që duhet megjithatë të mbetet, transmeton albinfo.ch. Përveç detyrimit për izolim për personat e infektuar, në mbarë vendin mbeten në fuqi detyrimi për mbajtje të maskës në aviacion dhe në transportin publik në distanca të gjata. Për të hyrë në Gjermani gjithashtu kërkohet edhe më tej certifikata e vlefshme Covid.
Po ashtu, në shumë republika federale, përfshirë Baden-Württemberg-un që është në kufi me Zvicrën, maskat janë ende të detyrueshme në transportin lokal dhe në sektorin mjekësor. Në Bavari, detyrimi për maskë FFP2 mbetet në ambientet e sektorit shëndetësor si dhe në autobusë dhe trena. Republika të tjera federale, si qyteti i Hamburgut, gjithashtu i përmbahen rregullit 2G Plus sa u takon klubeve dhe diskotekave, përveç detyrimit për maskë FFP2 në ambiente të mbyllura, shkruan 20minuten.ch Rregullorja 3G do të vazhdojë gjithashtu të zbatohet: të paktën deri në javën e ardhshme për vizitat e restoranteve dhe bareve në Mecklenburg-Vorpommern
Austria
Qeveria austriake ka përtëritur masat kundër koronës në fund të marsit. Maskat FFP2 janë ende të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura dhe në transportin publik. Përveç kësaj, kushdo që ka rezultuar pozitiv me koronavirus duhet të izolohet. Në aktivitetet me më shumë se njëqind persona, mbajtja e maskave FFP2 ose rregulli 3-G është e detyrueshme. Për të hyrë në Austri kërkohet gjithashtu certifikata e vlefshme Covid.
Në disa lande federale, kufizimet e qasjes për objektet shëndetësore dhe të kujdesit zbatohen gjithashtu përmes testimit të detyrueshëm ose rregullit 2-G. Masat e koronësjanë veçanërisht të rrepta në Vjenë: atje kërkohet ende certifikatë vaksinimi ose shërimi për të gjithë ata që vizitojnë baret apo restorantet.
Italia
Në vendin tonë fqinj jugor ekziston ende detyrimi për maskë FFP2 në transportin publik dhe për shumicën e ambienteve të brendshme, transmeton albinfo.ch. Për të marrë pjesë në evente në ambiente të mbyllura, për të shkuar në qendrat e Wellness ose në diskotekë, ju duhet edhe një “Super Green Pass” që korrespondon me certifikatën 2-G. Certifikata 3-G është e detyrueshme për të vizituar restorantet ose baret, si dhe për aviacionin dhe transportin publik në distanca të gjata.
Franca
Franca ka zbutur detyrimin e maskës në shumë vende. Maska pra duhet të mbahet vetëm në transportin publik dhe në objektet shëndetësore dhe ato të kujdesit (shtëpitë epleqve dhe të personave me nevoja të veçanta). Certifikata Covid kërkohet gjithashtu vetëm për vizitat në institucionet shëndetësore. Kushdo që dëshiron të hyjë në Francë duhet të dëshmojë vaksinimin e tij të plotë ose të ketë me vete një test negativ.
Spanja
Spanja është duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë të Zvicrës. Në fillim të kësaj jave, është hequr detyrimi për të izoluar personat që kanë rezultuar pozitivë, të cilët kishin vetëm simptoma të lehta të sëmundjes dhe nuk bëjnë pjesë në grupin e rrezikut. Megjithatë, për të hyrë në Spanjë kërkohet ende certifikata e cila vërteton vaksinimin e plotë, shërimin ose testin negativ për Covid, trasnmeton albinfo.ch. Gjithashtu, duhet të plotësohet paraprakisht një formular regjistrimi.
Masat e fundit që ende zbatohen në Spanjë janë detyrimi për të mbajtur maska në ambientet e brendshme publike si dhe në transportin ajror dhe atë publik. Certifikata Covid kërkohet vetëm në disa komunitete autonome në Spanjë për qasje në spitale dhe shtëpi të pleqve. Kufijtë e sipërm të mbetur për numrin e të mysafirëve për tavolinë në gastronomi pritet të hiqen në fund të javës së ardhshme.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha