Kosova
A po i rrit çmimet diaspora në Kosovë?
485 milionë euro ishte vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë dhe 335 milionë vetëm në sektorin e patundshëmrisë. Vëllimi i lartë i investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës.
485 milionë euro ishte vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë dhe 330 milionë vetëm në sektorin e patundshëmrisë. Vëllimi i lartë i investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës.
Por a janë konkurrentë të drejtë apo të padrejtë mërgimtarët në Kosovë dhe a ndikon blerja e banesave dhe patundshmërive të tjera nga ana e tyre në rritjen e çmimit dhe rritjen e mjerimit për banorët e këtushëm? Përmes këtij teksti do të provojmë të japim një përgjigje.
Çmimet e banesave, si plot çmime të tjera, kanë pësuar rritje alarmante.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje për 16 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Sipas ASK-së, materialet ndërtimore janë shtrenjtuar për mbi 20 për qind, çka ka bërë që të rritën edhe çmimet.
Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë, dhe kjo bën që shumica e kësaj rinie të jetë në kërkim të ndonjë strehe të përhershme për të krijuar familjet e tyre të reja: blerje banese apo ndërtim shtëpie.,
Por, a ndikon diaspora në ngritjen e çmimeve?
Avni Dervishi, veprimtar nga Suedia dhe njohës i mirë i ekonomisë, ka treguar se si e sheh ai blerjen e banesave nga ana e diasporës, shkruan gazeta Nacionale, përcjell Albinfo.ch.
Dervishi ka thënë se blerja e banesave nga ana e mërgimtarëve ngrit çmimet në Kosovë.
“Po. Jam i bindur se blerja e banesave nga diaspora i ngrit çmimet në Kosovë, edhe në Shqipëri po ashtu. Besoj se doemos duhet të krahasohen çmimet e p.sh., artikujve ushqimorë apo orendive. Ku pak para muajve të verës (d.m.th. në fund të muajit maj) fillojnë e ngriten të gjitha çmimet e tjera. Unë besoj, njësoj është edhe tek banesat, por me një dallim. Çmimet e larta të banesave qëndrojnë, ndërsa ato të tjerat ndodh që ulen pak”, ka thënë ai.
I pyetur se a është diaspora konkurente e padrejtë në tregun e lirë të Kosovës, pasi një qytetar në Kosovë duhet të kursejë me gjatë për të blerë një banesë, Dervishi ishte i hamendur, por theksoi se duhet të jenë më lirë çmimet e banesave për qytetarët që jetojnë në Kosovë.
“Edhe po, e edhe jo. Po, sepse kuptohet se shtetet demokratike Perëndimore e kanë fuqinë ekonomike më të madhe se sa mesatarja e një banori të Kosovës. Jo, sepse paratë që hyjnë nga diaspora në Kosovë janë njëra nga shtyllat kryesore që Kosova mund të mbahet e të forcohet si shtet. Ndihmesat dhe investimet nga diaspora (edhe nëse definohet si investim personal apo familjare në patundshmëri), prapëseprapë është investim në vendlindje”, ka thënë veprimtari nga Suedia.
Po, po, por a e blejmë më shtrenjtë banesën apo shtëpinë ne të tjerët që jetojmë në Kosovë për shkak të mërgimtarëve tanë?
“Ndoshta, njerëzit me të ardhura më të ulëta e që jetojnë në Kosovë tërë kohën duhet t’i kenë së pakut 30% më lirë blerjen e banesave, se sa ne që jetojmë në diasporë? Ka vende p.sh. qyteti turistik Åre këtu në Suedi, ku vendorët i kanë çmimet 30% më të ulëta se sa ne që shkojmë nga qytetet e tjera të Suedisë për të bërë turizëm aty. Vendasit d.m.th. ata/ato që jetojnë 100% në Kosovë, e që kanë të ardhura më të ulëta se sa mesatarja e Kosovës, e të cilët kanë shtetësi të Kosovës, duhet t’i kenë çmimet më të ulëta rreth blerjes së banesave”, më tha ai.
Ai pati një thirrje ndaj ndërimtarëve nga Kosova dhe Shqipëria.
“Kosova e edhe Shqipëria, ata/ato që merren me ndërtime (nëse ka ndonjë organizatë ku ndërtuesit bashkëpunojnë) të krijojnë një sistem që e lehtëson marrjen me hua/qera të banesave dhe shtëpive për një muaj verës, kur vijnë diaspora”, u shpreh ndër të tjera Dervishi.
Ndërkohë, Ardian Retkoceri, që është ligjërues i lëndëve të ndërmarrësisë në disa universitete në Zvicër, ka thënë se blerja e banesave nga diaspora nuk mund të ndryshojë çmimin e banesave në Kosovë.
“Në vendin tonë, industria e ndërtimtarisë është mjaft e fragmentuar, ka shumë investitorë, dhe blerësit kanë mundësi të zgjedhin më shtrenjtë apo më „lirë“. Unë besoj se blerësit në Kosovë e kanë pasur mundësinë e zgjedhjes ndërmjet llojit të apartamentit, çmimit më të lirë apo me të shtrenjtë. Sigurisht se për blerësit lokalë, blerja e apartamentit nuk është e lehtë. Mirëpo, unë nuk mendoj se kemi të bëjmë me çmimet e shtrejta, por me të hyrat e vogla. Ngritja e çmimeve të paluajtshmërive në kohën e fundit është kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve ndërtuese, tokës, dhe fuqisë punëtore. Fluksi i madh i të rinjve për të dalë e punuar jashtë Kosovës ka ndikuar që të rriten edhe çmimet e fuqisë punëtore. Të gjitha këto komponente janë faktorë që ndërtojnë koston e një çmimi. Numri i madh i ofruesve në treg nuk e lejon keqpërdorimin në çmim të shitjes. I vetmi ndryshim në çmim mund të jetë si rezultat i lokacionit, kualitetit, apo elementeve të tjera që ia shtojnë koston e ndërtimit”, ka thënë ai.
Retkoceri për Nacionale ka thënë se diaspora luan rol të rëndësishmë në zhvillimin e vendeve të reja të punës dhe se nuk e sheh si konkurrente të padrejtë.
“Jo, unë mendoj të kundërten. Diaspora, me investime të tilla ndihmon direkt në krijimin e vendeve të reja të punës për vendasit, e që si rrjedhojë u ndihmon edhe atyre që jetojnë e punojnë në Kosovë që të kenë mundësi të blejnë banesa. Tregun kosovar do ta ndihmonte edhe më shumë nëse do të mund të prezentoheshin në vend edhe trendet evropiane për kredi hipotekare. Këto lloje të kredive aplikohen shumë në Evropë dhe u mundësojnë klientëve të tyre norma të interesit shumë të ulëta, edhe nën 1% vjetore. Për më tepër, mundësi të tilla do të rrisnin kërkesën për blerje më të madhe të banesave, ku si pasojë ndërtuesit do të duhej t’u kundërpërgjigjeshin me rritje të ndërtimeve, e ku në mënyrë direkte rritet kërkesa për fuqi punëtore. Përfundimisht, shteti ynë arkëton më shumë taksa nga gjithë këto transaksione ekonomike”, u shpreh ai.
Ndërsa i pyetur se çka blejnë më shumë diaspora në Kosovë, Retkoceri ka thënë se investimi më atraktiv i tyre ka qenë blerja e banesave.
Tashmë të gjithë pajtohemi se diaspora luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit tonë. Remitencat financiare – fondet e dërguara në atdhe nga diaspora që jeton jashtë vendit – janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për popullatën e Kosovës, duke përfaqësuar rreth 15 për qind të PBB-së së vendit në vitin 2021.
“Në kuadër të investimeve kapitale, më atraktivja për imigrantët shqiptarë nga Kosova ka qenë blerja e apartamenteve. Edhe pse kthimin e përhershëm në atdhe nuk është që e kanë menduar, shumica e shqiptarëve nga diaspora synojnë ta kenë së paku një apartament në vendlindje. Kësaj kërkese tashmë ndërtuesit dhe zhvilluesit e projekteve janë duke iu përgjigjur në mënyrë profesionale. Blerësit potencialë nga diaspora kishin kërkesa kryesisht për apartamente që ishin në qytete ku ata mund të zhvillonin edhe aktivitete të tjera ditore”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, ekonimisti nga Kosova, Nazmi Zeqiri, ka thënë se nuk mund të thuhet se interesimi i mërgimtarëve për blerje të banesave ngrit çmimet e tyre.
“Në terma ekonomikë, të ardhurat shtesë të fituara në shtetet e jera në fakt janë potencial i mirë zhvillimor. Edhe pse ky fenomen në masë të vogël mund të ndikojë në rritjen e çmimeve, nuk paraqet problem ekonomik apo çrregullim të tregut, përderisa edhe me çmimet aktuale prapë ka kërkesë për blerje të patundshmërive. Prandaj interesimi në rritje i diasporës për blerje të banesave kurrsesi nuk mund të thuhet se është elementi kryesor për ngritjen e çmimeve të banesave. Në terma praktikë, ndikim më të madh në ngritjen e çmimeve të banesave ka ngritja e çmimeve të materialit ndërtimor, fuqisë punëtore, burokracisë shtetërore/administrative se sa kërkesa në rritje për blerjen e patundshmerive nga diaspora”, ka thënë ai.
Zeqiri po ashtu ka thënë se “është detyrë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrë masat e duhura, përmes politikave monetare dhe fiskale për të lehtësuar që qytetarët e Kosovës, me të ardhurat e fituara në Kosovë, të kenë mundësi të blejnë patundëshmëri me masa lehtësuese”.
Nga cilat shtete erdhën blerjet e banesave?
Gjermania është lider i investimeve të huaja në Kosovës. Pikërisht në këtë vend ndodhet edhe diaspora më e madhe kosovare në Evropë. Vlera e investimeve të ardhura nga Gjermania ishte 139.5 milionë euro, nga totali prej 485.4 milionësh. Pas saj renditet Zvicra me 88.7 milionë euro, e që është diaspora e dytë më e madhe kosovare në Evropë.
Sipas raportit të BQK-së, Austria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në nivel thuajse të ngjashëm me vlerën e investimeve në Kosovë, me 51.2 milionë euro nga Austria dhe 51 milionë euro nga SHBA-ja.
Pas këtyre vijnë shtetet si Shqipëria me 39.5 milionë euro investime në Kosovë, Sllovenia me 23.2 milionë, Turqia me 13.6 milionë dhe shtetet e tjera me investime nën 10 milionë euro.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës