Kriza në Ukrainë
Synon përfitim fondesh, Hungaria rrit numrin e refugjatëve ukrainas
Qeveria hungareze po akuzohet për rritjen e numrit të refugjatëve ukrainas të strehuar në Hungari kështu për të përfituar sa më shumë fonde evropiane për të financuar mirëqenien e tyre.
Administrata e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, e cila më parë ka trumbetuar armiqësinë e saj ndaj emigrantëve të paligjshëm, ka pretenduar se ka pranuar shumë më shumë refugjatë nga Ukraina se çdo vend tjetër fqinj.
Zoltan Kovacs, zëdhënës i qeverisë, tha se Hungaria kishte mirëpritur më shumë se 540 mijë njerëz që i shpëtuan konfliktit.
Megjithatë, Komiteti Hungarez i Helsinkit, një OJQ për të drejtat e njeriut, e përkushtuar për të ndihmuar refugjatët, i quajti statistikat “mashtruese” dhe tha se shumica e atyre që erdhën më pas udhëtuan për në vende të tjera.
“Numri i refugjatëve në Hungari ishte shumë më i ulët se shifrat zyrtare”, këmbënguli komiteti.
Ai tha gjithashtu se qeveria hungareze nuk kishte ndërmarrë hapa adekuatë për të informuar ata që kishin zgjedhur të qëndronin për të drejtën e tyre për mbrojtje zyrtare dhe shtoi se përpjekjet hungareze të komunikimit zbeheshin krahas Polonisë dhe Sllovakisë, e cila ka ofruar formularë në internet për të aplikuar për mbrojtje.
Pavarësisht eksodit masiv nga Ukraina, sipas shifrave zyrtare, që nga 27 marsi, vetëm 7 mijë e 749 njerëz kishin aplikuar për status të përkohshëm të mbrojtur në Hungari, duke u dhënë atyre të drejtën për mbështetje të mirëqenies sociale, duke përfshirë strehimin, të drejtën për punë dhe akses në arsim, siç kërkohet nga vendimi i BE-së.
Marta Pardavi, bashkëkryetare e Komitetit të Helsinkit, tha se numri relativisht i ulët i aplikantëve tregonte se shumë refugjatë thjesht po kalonin nëpër Hungari, ndërsa të tjerët kishin vështirësi në marrjen e informacionit në lidhje me të drejtat e tyre.
“Është sikur numëroni numrin e njerëzve që hyjnë në një dyqan rrobash dhe më pas i thoni pronarit të kompanisë se ky është numri i klientëve tuaj – por ka një hendek të madh midis numrit që hyjnë brenda dhe njerëzve që blejnë në të vërtetë gjëra”.
Orban – i cili ka deklaruar se “të gjithë ata që ikin nga Ukraina do të gjejnë një mik në shtetin hungarez” – i shkroi Komisionit Evropian më 18 mars, duke kërkuar fonde për të ndihmuar në trajtimin e fluksit të refugjatëve, i cili në ato moment sipas Orban-it kapnin shifrën e 450 mijë njerëzve.
Zëdhënësi i Qeverisë së Hungarisë, në një prononcim për “The Guardian”, ka thënë se nuk e di se sa refugjatë kishte në vend.
“Shumë prej tyre kanë pasaporta biometrike, që do të thotë se kanë lëvizje pa viza brenda Bashkimit Evropian”, tha ai. “Ne mund të kemi marrëdhënie vetëm me ata që aplikojnë për status refugjati ose azili”.
“Përveç atyre që kërkojnë statusin e mbrojtur, 80 mijë të tjerë kishin aplikuar për leje qëndrimi të përkohshme 30-ditore”, tha ai.
I pyetur për të shpjeguar hendekun midis këtyre shifrave dhe numrit shumë më të madh të mbërritjeve, ai tha, “Shumë nga ata që kanë ardhur nga Ukraina po vijnë me mendimin se kanë të afërm, miq, në të gjithë Evropën dhe përpiqen të kalojnë pak kohë me ta derisa të përfundojë lufta.
“Shteti hungarez po bën gjithçka sipas asaj që ne kemi rënë dakord me opinionin e bashkuar evropian”.
Ai tha se afro 9 mijë e 500 refugjatëve iu dha ndihmë në një pikë tranziti humanitar urgjent të ngritur në stadiumin BOK të Budapestit dhe sallën e koncerteve të hënën, ndërsa 758 fëmijë ukrainas janë regjistruar në shkollat hungareze, ku po iu ofrohen mësim individual për të ndihmuar me integrimin.
Pardavi tha se disa nga ata ende në Hungari po qëndronin në hotele me shpenzimet e tyre.
Shumë prej tyre nuk kishin aplikuar për statusin e mbrojtur të BE-së sepse nuk ishin në dijeni të tij, ndërsa ata që kishin bërë aplikime duhet të presin deri në 45 ditë që procesi të përfundojë. Në ndërkohë, mirëqenia po sigurohet nga OJQ të ndryshme në Hungari.
Në Republikën Çeke – e cila, ndryshe nga Hungaria, kishte tashmë një komunitet të madh emigrantësh ukrainas të paraluftës, por nuk kishte kufi me Ukrainën – autoritetet kanë lëshuar më shumë 242 mijë viza të përkohshme për refugjatët dhe vlerësojnë numrin total brenda vendit në 300 mijë, një shifër më poshtë se shifrat zyrtare të shtetit të Hungarisë.
Republika Çeke po kërkon gjithashtu fonde evropiane për të ndihmuar në përballimin e krizës.
Polonia ka pranuar deri më tani më shumë se 2 milionë njerëz që ikën nga konflikti në Ukrainë dhe qeveria polake ka thënë se do të shpenzojë 2.2 miliardë euro vetëm këtë vit për t’i mbështetur.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë