Ekonomi
ATK: 177.7 milionë euro të hyra për tre muaj, apo 23.2 milionë euro më shumë se plani
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milionë euro, apo 15.1 % më shumë.
ATK thekson se rritje e konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku janë inkasuar 42.9 milionë euro.
“Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikatorë, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në terren, si dhe shtrirja e projekteve, të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancën e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së.
Po ashtu, bazuar në Planin Strategjik 2022-2026, i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizojë përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës