Lajme
Bën “shenjën e Hitlerit” në tubim, shpallet i pafajshëm
Një person që ka bërë "përshëndetjen e Hitlerit" në një tubim në Bernë në shtator të vitit të kaluar është liruar nga akuza për "sjellje të pahijshme"
Për disa sekonda, R.C.* kishte mbajtur lartë dorën e djathtë, duke bërë “përshëndetjen e Hitlerit” në demonstratën e miratuar të Koronës në Bernë më 8 shtator 2021, përcjell albinfo.ch. 50-vjeçari kishte kuptuar se ishte filmuar pasi kishte parë një regjistrim të performancës së tij në Twitter.
Pasi media të ndryshme kishin raportuar për incidentin, C. u ndje i detyruar të postonte një deklaratë në faqen e tij të internetit, shkruan 20minuten.ch. Gjesti, sipas tij nuk ishte shprehje e nacionalsocializmit, por një “reagim spontan ndaj një grupi kundër-demonstruesish” që provokuan kundërshtarët e masave “me gjeste të qarta”, shkruan C. P.
Mungon baza ligjore
Sipas raportimeve të gazetës, gjyqtarja e Bernës ka vënë në dukje se tashmë janë refuzuar nga vota e popullit nisma të shumta në nivel federal që donin të ndalonin simbolet nacionalsocialiste. Prandaj, në rastin konkret nuk ka asnjë bazë ligjore për dënim.
Në maj 2014, Gjykata e Lartë Federale kishte vendosur që një person i cili kishte bërë përshëndetjen e Hitlerit në Rütli, në vitin 2010 duhet të lirohet nga akuza për diskriminim racor.
Akuza për “sjellje të pahijshme”
Me gjestin e tij, ai vetëm kishte bërë të ditur qëndrimin e tij dhe nuk po përpiqej të përfitonte të tjerët me idetë nacionalsocialiste, transmeton albinfo.ch. Personi nga Berna, i cili tani është shpallur i pafajshëm, nuk ishte akuzuar për shkelje të normës penale kundër racizmit, por për sjellje të pahijshme.
Prokurori publik argumentoi se, duke pasur parasysh sfondin historik, shfaqja e përshëndetjes së Hitlerit në publik ka shkelur rëndë moralin dhe rregullat e mirësjelljes. Kalimtarët janë ofenduar nga sjellja e tij
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha