Shqipëria
Shqipëri: Ambasada gjermane lehtëson procedurat e takimeve për vizë
Gjermania lehtëson dhënien e vizave
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se janë lehtësuar disa nga procedurat për caktimin e takimeve për marrjen e vizës për një sërë kategorish dhe profesionesh, përcjell albinfo.ch.
Gjermania hap dyert për shqiptarët që zotërojnë një profesion dhe duan të punojnë në këtë shtet, duke mos u fokusuar te mjekët dhe infermierët.
Ambasada Gjermane njofton se shqiptarët që kanë profesione të ndryshme, apo që duan të studiojnë jashtë duhet të aplikojnë pranë Ambasadës Gjermane.
Aplikuesit duhet të bëjnë kujdes, duke respektuar rregullat e pranimit. Disa ditë më parë SHBA, njoftoi lehtësimin e vizave për shqiptarët që duan viza biznesi dhe turistike duke ia zgjatur afatin e vlefshmërisë deri në 10 vjet.
Njoftimi i plotë:
“Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë
- Mjek
- Au Pair (Babysitter/dado)
- Formim profesional
- Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë
- Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional
- Kërkim shkencor
- Vit social vullnetar
- Praktikë/ Hospitime
- Frekuentim shkolle
- Të vetpunësuar
- Kurse gjuhe
- Studime
është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojmë neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.
E rëndësishme:
Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për ballkanin perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Regulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.
Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen”.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë