Intervista
Luftëtari i madh kundër mafias, Leoluca Orlando, flet për albinfo.ch
Intervistë ekskluzive për albinfo.ch: Leoluca Orlando, nga lufta anti-mafia në luftën për drejtat humane dhe migracionin
Lufta e gjatë kundër mafias cilësohet si njëra ndër sfidat më të mëdha në shtetin italian, por gjithashtu edhe në vendet e Ballkanit.
Leoluca Orlando është një politikan, i cili ka qëndruar në skenën politike që nga viti 1985 kur u zgjodh kryetar i Palermos e deri më sot, në mandatin e tij të pestë në krye të këtij qyteti. Ai njihet më së miri për historinë në luftën kundër mafias, e cila për shumë vite ka “zotëruar” këtë rajon sicilian.
Sot, lideri evropian lufton për një tematikë po aq të gjerë dhe të ndjeshme siç është emigracioni.
Orlando, eksperiencën e tij në betejën me mafian, po e çon në një drejtim tjetër po aq të rëndësishëm për politikën dhe shoqërinë, në kërkesën për të drejtën njerëzore të lirisë për të jetuar kudo, në mbështetje të refugjatëve dhe migrimit si problematikë e shteteve evropiane.
Albinfo.ch ka zhvilluar intervistën me zotëri Leoluca Orlando, ku është diskutuar për çështjet, si: lufta kundër krimit të organizuar “mafias” në Ballkan, rëndësia e emigracionit dhe gjithashtu për shqiptarët.
Ai tha se në Ballkan ekzistojnë dy lloje të mafisë: Mafia që vret njerëz dhe ajo që vret (dëmton) kulturën dhe identitetin e një populli.
I pyetur për çështjen e migracionit në Evropë, Orlando thekson se Evropa duhet të respektojë të drejtat humane dhe, sipas tij, duhet ta tërheqë lejen e qëndrimit, t’i hapë portat për refugjatët dhe që çdokush të ketë të drejtën për të jetuar kudo në Evropë, thotë Orlando për albinfo.ch. Ai mendon që Shqipëria e Kosova patjetër duhet të jenë pjesë e Unionit Evropian, sepse, sipas tij, Evropa ka nevojë për Ballkanin dhe për ndryshime brenda saj.
Duke ditur faktin që në rajonin sicilian, saktësisht në Palermo, jetojnë shumë shqiptarë, kryetari i qytetit na tha se shqiptarët tashmë janë integruar fuqishëm. Ai tregon se si ata ende flasin gjuhën shqipe, kanë arritur ta mbajnë gjallë kulturën e tyre dhe se sa shumë ajo gërshetohet me atë italiane. Ai tha që pasuria e Palermos varet edhe nga pasuria e shqiptarëve atje.
Leoluca Orlando (lindur më 1 gusht 1947 në Palermo) është një avokat dhe politikan italian. Me një pauzë të shkurtër, ai ishte kryetar i Bashkisë së Palermos nga viti 1985 deri në 2000 dhe përsëri që nga maji 2012, si dhe ishte anëtar i Parlamentit sicilian, italian dhe atij evropian. Orlando u bë i njohur ndërkombëtarisht përmes luftës së tij kundër mafias dhe që atëherë ka jetuar nën sigurinë e përhershme personale.
Të ngjashme
Të tjera nga Intervista
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa