Lajme
Italia miraton vizën ‘nomad dixhitale’ për punëtorët në distancë
Pas disa javë spekulimesh dhe dyshimesh, “viza dixhitale nomade” italiane u miratua dhe u nënshkrua në ligj këtë javë sipas ligjvënësve, shkruan the local.com, përcjell albinfo.ch.
Italia tani duket e gatshme t’u bashkohet vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë, në ofrimin e një vize speciale që lejon punëtorët në distancë të lëvizin në Itali nga jashtë Bashkimit Evropian.
Një dispozitë për një vizë të re nomade dixhitale u përfshi në ‘decreto sostegni ter’ të Italisë, një dekret i qeverisë, i cili u miratua në janar dhe u shndërrua në ligj më 28 mars.
Shpresohet që viza e re dixhitale nomade do të nënkuptojë një rrugë shumë më të lehtë për një jetë të re në Itali sesa opsionet aktuale të vizave në dispozicion, të cilat ekspertët e imigracionit thonë se janë të zbatueshme vetëm për një numër të kufizuar njerëzish me marrëveshje pune në distancë.
Megjithatë, me detajet e vizës së re ende për t’u konfirmuar, nuk është ende e qartë se sa më e lehtë do të jetë rruga, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër