Futboll

20 Minuten: Luajtëm dobët, vetëm 1:1 ndaj Kosovës

Titulli i mediumit të njohur zviceran “20 Minuten”.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, mediat zvicerane kanë mbetur të zhgënjyera me paraqitjen e Kombëtares së këtij shteti, e cila barazoi mbrëmë me Kosovën me rezultat 1:1, përcjell albinfo.ch.

Ekipet kombëtare barazuan në Zurich, në një ndeshje ku mund të vlerësohet lart paraqitja e “Dardanëve”, të cilët madje avancuan me golin e Milot Rashicës.

E zviceranët barazuan falë gabimit të portierit Aro Muriç. E në përgjithësi, “Helvetikët” mbetën të dëshpëruar me atë çka panë në fushë.

“Mënjanohet turpi, Kombëtarja luajti dobët, vetëm 1:1 ndaj Kosovës”, është titulli i mediumit të njohur zviceran “20 Minuten” në versionin online.

“Kombëtarja e Zvicrës nuk mundi të shkonte përtej një barazimi ndaj Kosovës. Kosovarët e pasionuar luftuan për 1:1”, ka shkruar mediumi zviceran. Edhe mediat e tjera zvicerane e kanë përmendur paraqitjen e zbehtë të Zvicrën, duke thënë se “Helvetikët” ishin në siklet ndaj kundërshtarit.