Kosova

Xhaka, përplot emocione në fushën e gjelbër: Kosova ka ekip shumë të mirë

Sipas tij, 90 minutat e miqësores ishin përplot emocione si për shqiptarët e Zvicrës po ashtu edhe për lojëtarët e Kosovës.

Nuk e kishte imagjinuar më mirë ndeshjen miqësore mes Kosovës e Zvicrës. Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, zhvilloi sot ndeshjen e 100-të dhe ishte pikërisht përballë Kombëtares së vendlindjes, shkruan Albinfo.ch.

“Nuk ka pasur shansa që të jetë më e veçantë ndeshja ime e 100-të me Zvicrën, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes time që e dua shumë. Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë, por nuk shfaqëm më të mirën si Kosova, ashtu edhe ne. Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësor. Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur. Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër. Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë”, tha ai.