Lajme
Franca vendos rregulla të reja për zgjedhjet presidenciale
Franca ka hapur zyrtarisht këtë të hënë fushatën për zgjedhjet presidenciale me rregulla të reja që kanë si synim t’u krijojnë të 12 kandidatëve mundësi të barabarta për t’u dëgjuar nga votuesit.
Në raundin e parë që do të mbahet më 10 prill do të garojnë 12 kandidatë. Ata do të kenë kohë të barabartë në TV dhe radio, pavarësisht si renditen në sondazhe.
Autoriteti i mediave audiovizive në Francë ka përcaktuar këtë rregull, ndonëse deri tani u është dhënë më shumë kohë kandidatëve që kishin më të pëlqyeshmit.
Kandidatët gjithashtu janë ftuar që t’u dërgojnë votuesve një letër të paguar nga shtetit, ku të jenë të shkruara zotimet e tyre.
Gjatë dy raundeve pritet që të shpërndahen 100 milionë kopje me vlerë që do të arrijë në 64 milionë euro.
Shteti gjithashtu do të paguajë çdo kandidat për të bërë spot të shkurtër publicitar për ta transmetuar në televizione.
Me nisjen zyrtare të fushatës, kandidatët mund të vendosin postera në stacione autobusi, treni dhe metroje, shkolla apo ndërtesa të tjera publike.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 24 prill, do të ballafaqohen dy kandidatët më të votuar.
Sondazhi i fundit i gazetës ‘Les Echos’ i jep Emmanuel Macron 28% të votave në raundin e parë, shkruan “The Guardian”.
Në vend të dytë me 21% rezulton kandidatja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen. Më pas vijnë Jean-Luc Mélenchon me 14%, Pecresse me 11% dhe Zemmour në kuotën e 10%.
Sondazhet tregojnë se Macron mund të fitojë lehtësisht përballë Le Pen, por analistët politikë thonë se është ende herët për të arritur në përfundime.
Macron ka një avantazh të qartë pasi zgjedhjet mbahen në një kohë kur Franca ka presidencën e BE-së dhe gjithashtu ka një profil të lartë si ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës