Shqipëria
Scholz thirrje BE-së që t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat
Gjermania i bën thirrje Bashkimit Europian që të nisë sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kancelari Olaf Scholz, gjatë një takimi me kryeministren suedeze, Magdalena Anderson, paralajmëroi se çdo vonesë në këtë drejtim, e ekspozon Ballkanin Perëndimor edhe më shumë ndaj ndikimeve të huaja.
Ai shtoi se BE duhet të çojë përpara reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim. “Magdalena dhe unë pajtohemi: Ne duam ta bëjmë BE-në në tërësi më të fortë, më të pavarur dhe më elastike, si brenda dhe jashtë. Duke marrë parasysh atë që sapo përmendëm, duhet të bëjmë përparim të vërtetë brenda Unionit. Për shembull, folëm për faktin se është koha që të hapen sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të prekshëm ndaj ndikimit të palëve të treta”, tha Kancelari gjerman, transmeton Cnn përcjell Albinfo.ch.
Brukseli thotë prej vitesh se Tirana dhe Shkupi i kanë përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit, por ky proces është bllokuar vazhdimisht nga vendet anëtare, herë nga Franca dhe Holanda, ndërsa tani nga Bullgaria që i vendosi veto Maqedonisë së Veriut. Palët kanë ngritur grupe pune për të tejkaluar këtë situatë dhe arritur marrëveshje për temat e kontestit.
Presidenca aktuale e Bashkimit Europian udhëhiqet nga Franca dhe deri në qershor nuk pritet që të caktohet një datë për zhvillimin e konferencës ndërqeveritare mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresa mbetet tek Republika Çeke, vend i cili merr drejtimin e presidencës së BE në korrik të këtij viti.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve Një bllokim trafiku dhjetë kilometra u formua herët pasdite të së premtes përpara portalit verior Gotthard,...
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?