Futboll
Dy zemra në një gjoks
Si do të që të jetë dhe si do që të përfundojë ndeshja në Stadiumin Letzigrund, tashmë është e sigurt se do të kemi festë të madhe para dhe pas ndeshjes
Loja Zvicër-Kosovë po pritet me shumë entuziazëm, si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë.
Mijëra futbolldashës zviceranë dhe kosovarë tashmë kanë blerë biletat, ndërsa po e presin nën “ethe” ndeshjen më interesante që do të zhvillohet më 29 mars në Cyrih, ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Kjo ndeshje tashmë ka kaluar kufijtë e futbollit, duke dominuar më shumë emocionet se sa futbolli si art.
Është vetëm një ndeshje futbolli, por me shumë emocione dhe presione për shkak të lidhjeve të shumëfishta mes dy skuadrave, por edhe mes fansave të të dyja kombëtareve.
Në presion të madh sërish do të jenë lojtarët me rrënjë nga Kosova në kombëtaren e Zvicrës: Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka.
Këta nuk do të bëjnë më bujë me deklaratat e tyre për shkak të rolit kyç që kanë në kombëtaren me të cilën prekën ëndrrën nëpër kampionate evropiane dhe botërore. Nëse pyeten për ndeshjen kundër Kosovës, ata nuk do të bëjnë polemika, por do ta vlerësojnë vetëm si një ndeshte futbolli, asgjë më tepër.
Kjo ndeshje futbolli krijon sërish ndarjen mes këtyre dy vendeve, për Kosovën që luan në mes të Zvicrës.
Loja miqësore Kosovë – Zvicër thanë se i përshtatet termit “duel vëllazëror” apo “përballje e kosovarëve”, ngase 8 lojtarë kosovarë kanë lindur/janë stërvitur në Zvicër dhe kanë kaluar në këtë vend një pjesë të karrierës së tyre.
Këta janë: Arijanet Muric, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Florent Hadergjonaj, Idriz Voca, Betim Fazliji, Toni Domgjoni dhe Edon Zhegrova, i cili ka luajtur për FC Basel deri në dhjetor të vitit 2021. Pikërisht aty ku dikur luanin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Ardhjet e reja, si Andi Zeqiri dhe Kastriot Imeri i kanë rrënjët po ashtu në Kosovë dhe janë bërë profesionistët që janë sot, në Zvicër.
Mënyra se si e përjetojnë lojtarët zviceranë me rrënjë kosovare këtë ditë vlen edhe në anën tjetër. Të rritur në Zvicër, me rrënjët në Kosovë dhe të pjekur si lojtarë, shumica e lojtarëve kosovarë e njohin Zvicrën si shtëpinë e tyre.
Në këtë përballje do të gjejë shprehjen nostalgjia dhe ndjenja e të qenët “në shtëpinë e tyre”.
Si do të që të jetë dhe sido që të përfundojë ndeshja në Stadiumin Letzigrund, tashmë është e sigurt se do të kemi festë të madhe para dhe pas ndeshjes.
Pavarësisht rezultatit, të dyja skuadrat do të festohen si fituese. Do të shohim tifozë të veshur me fanella të Kosovës dhe të Zvicrës, madje dhe fanella me dy zemra në gjoks. Festë do të ketë në Prishtina dhe në Cyrih, parakalime veturash me flamuj të stolisur të Kosovë dhe të Zvicrës, ndërsa në magazinën speciale albinfo.ch që ia kemi dedikuar këtij spektakli të futbollit do të lexoni opinionet e shumë bashkatdhetarëve tanë në lidhje me lojën dhe ekipin e tyre të zemrës në këtë përballje që shumë vite më parë dukej e paimagjinueshme.
Po ashtu kemi vizituar familjet e përziera zviceranë dhe shqiptarë për të mësuar perceptimet e tyre për këtë përballje të parë mes Zvicrës dhe Kosovës. Shumë prej tyre do të “detyrohen” të marrin anë edhe nëse nuk e dëshirojnë atë, zemra dhe të rrahurat e saj do t’ua përcaktojë cilin ekip kanë më për zemër.
Ky numër i magazinës albinfo.ch përmban edhe materiale të tjera. Sigurisht, nuk do të mungojnë as ato nga sfera e argëtimit, artit apo filmit.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch online&print
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër